“Zonja e Vjetër” mban vendin e parë edhe sa i përket rrogave të lojtarëve

Futboll

“Zonja e Vjetër” mban vendin e parë edhe sa i përket rrogave të lojtarëve

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:05
“Zonja” mban vendin e parë edhe sa i përket rrogave të lojtarëve

Juventusi ka dominuar dekadën e fundit në Serie A. Bardhezinjtë tentojnë fitimin e titullit të dhjetë radhazi këtë sezon, që do të ishte i 37-ti në historinë e klubit.

“Zonja” mban vendin e parë edhe sa i përket rrogave të lojtarëve. Gazzetta dello Sport ka bërë një analizë pas mbylljes së merkatos, duke formuar formacionin me lojtarët më të paguar.

Shumë Juventus, pak Inter dhe asnjë milanist. Shtatë lojtarë të kampionëve në formacion, tre të ekipit të Contes dhe Kalidou Koulibaly i Napolit. Rekordi i përket CR7, i cili përfiton 31 milion euro në sezon.

Formacioni (3-4-3): Szczesny (6.5); De Ligt (8), Bonucci (6.5), Koulibaly (6); Sanchez (7), Ramsey (7), Rabiot (7), Eriksen (7.5); Dybala (7.3), Lukaku (7.5), Cristiano Ronaldo (31). (Shifrat janë në milion euro neto në sezon).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat