Refuzon rinovimin me bavarezët,

Futboll

Refuzon rinovimin me bavarezët,

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:24
Refuzon rinovimin me bavarezët,

David Alaba është një emër, që shpesh në të kaluarën është lidhur me klubet italiane, por vlera e kartonit të tij dhe kërkesat e Bayernit në fakt e kanë bërë një lojtar të paarritshëm. Sidoqoftë, gjërat mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike brenda pak muajsh, kur kontrata që e lidh mbrojtësin austriak me bavarezët do të skadojë. Siç raportohet nga “Tuttosport”, negociatat midis palëve nuk po çojnë në “tym të bardhë” rinovimi, ndaj klube të tjera pritet të përfitojnë nga situate. Mes tyre është edhe Juventusi.

Në Torino e dinë se marrja e një lojtari si Alaba do të nënkuptonte injeksion të rëndësishëm cilësie dhe përvoje. Padyshim tërheq mundësia e marrjes së tij falas, kur kostoja e kartonit do të ishte rreth 70 milionë euro në kushte normale. Mundësia e blerjes së tij i intrigon shumë drejtuesit e Juventusit. Alaba është në focus të klubeve më të mëdhenj europianë, por mund të zgjedhë Italinë për shkak të lehtësimit të taksave.

Për ta bërë lojtarin edhe më interesant, shërben fleksibiliteti i tij taktik. Ai shpërtheu si mbrojtës i majtë, por në vitet e fundit ka treguar se mund të luajë shumë mirë edhe si mbrojtës qendror. Kjo e bën atë një element potencialisht ideal për Andrea Pirlo, duke pasur parasysh se trajneri i Juventusit përqendrohet në një vijë mbrojtëse me katër lojtarë, që shndërrohet me tre në ndërtim e sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat