Suarez: Nuk do të festoj nëse shënoj ndaj Barcelonës, por do bëjë me gisht nga dikush

Futboll

Suarez: Nuk do të festoj nëse shënoj ndaj Barcelonës, por do bëjë me gisht nga dikush

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:35
Luis Suarez

Luis Suarez u transferua nga Barcelona tek rivalët madrilen, Atletico Madrid për vetëm gjashtë milionë euro. Mënyra se si krerët e Barcelonës e larguan Suarezin nuk ishte shumë e mirë, pasi ky i fundit u shpreh i pakënaqur se si e morri vesh lajmin që nuk do të jetë pjesë e planeve të teknikut Koeman.

Pas ardhjes së Ronald Koeman tek Barcelona, veçse ishte e ditur nga mediat që Suarez nuk do bëjë pjesë në planet e tij dhe që “Blaugranët” janë në kërkim të një sulmuesi të ri.

Sipas “ESPN” ku 33 vjeçari nga Uruguaji dhe intervistë për ta, ky i fundit u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si Barcelona e trajtoi atë.

“Çfarë bënë ata më ka lënduar mua dhe familjen time shumë. Mënyra dhe sjelljet e tyre nuk ishin korrekte. Koeman më kontaktoi përmes telefonit dhe më tha të gjeja një klub të ri pasi nuk isha më në planet e tij dhe kjo më ka lënduar shumë, jo fakti që nuk do isha më pjesë e Barcelonës por që të gjithë në klub e dinin madje edhe mediat, fakti që e kam kuptuar para 10 dite dhe askush nuk fliste për të,” tha Suarez.

“Kam qëndruar me Barcelonën për gjashtë vite dhe gjithmonë ju kam thënë që duhet ta blejnë një sulmues të ri që të jetë konkurentë ndaj meje për në formacion startues, por ata nuk më dëgjonin. Sulmuesit meritojnë që të kenë dikë që mund të jetë konkurentë i fortë, për t’i bërë më të mirë. E meritoja të paktën atë gjë para se ta merrja vesh nga mediat që ata nuk do llogarisin më në mua”

“Tani jam lojtar i Atletico Madridit dhe jam i lumtur këtu, por nëse do shënoja gol ndaj Barcelonës nuk do çmendesha ose të festoja, vetëm do bëj me gisht nga dikush, ndoshta kuptohet,” shtoi Luis Suarez.

Suarez do ta ketë shansin e tij që të shënojë ndaj Barcelonës me datën 22 nëntor, ku Barcelona do të udhëtoj drejt “Wanda Metropolitanos” në ndeshjen ndaj Atletico Madridit e vlefshme kjo për pike në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat