Presidenti i Tiranës: Ja si do të fitojmë para nga Visar Bekaj

Futboll

Presidenti i Tiranës: Ja si do të fitojmë para nga Visar Bekaj

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:36
Presidenti i Tiranës: Ja si do të fitojmë para nga Visar Bekaj

Një nga pikat pozitive të transferimit të Visar Bekajt, Tirana i sheh pikërisht të ardhurat që do t’i fitojë falë grumbullimit të gardianit prishtinas në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës.

Presidenti Refik Halili ka theksuar që klubi bardhekaltër ka bërë mirë në disa drejtime duke marrë Bekajn, shkruan Olle.

“Kemi bërë një merkato shumë të kujdesshme, duke mos ndryshuar shumë skuadrën. Kemi marrë portierin e Kosovës, Bekajn, i cili do të ndihmojë skuadrën edhe në aspektin financiar”, deklaroi Halili në Procesi Sportiv.

“Klubet të cilat i kanë futbollistët e grumbulluar nëpër kombëtaret përkatëse, fitojnë të bonuse nga UEFA”, shtoi Halili.

Bonuset për grumbullimin e Bekajt te Kosova i ka marrë deri në verën e këtij viti klubi i Prishtinës.

Kujtojmë që Bekaj debutoi me Tiranën në “play-off”-in e Ligës së Evropës, ku Tirana u eliminua pas disfatës nga Young Boys në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat