Vuçkiç për Kosovën: Unë njoh vetëm...

Futboll

Vuçkiç për Kosovën: Unë njoh vetëm...

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2020 Në ora: 15:06
Vuçkiç për Kosovën: Unë njoh vetëm...

Futbollisti i Zaragozës, Haris Vuçkiç, anëtar i Kombëtares së Sllovenisë, ka fjalë të mira për Kosovën. 
Futbollisti slloven tha se Kosova ka një ekip të mirë. 

"Ne nuk i njohim shumë prej tyre, ata janë një kombëtare e re. Unë njoh vetëm portierin (Muriç) nga ndeshja miqësore me Gironën. Por unë e di që ata janë lojtarë cilësorë sepse luajnë në klube të mira, kështu që ne duhet të kemi kujdes", - tha Vuçkiç

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë luhet nesër (20.45) në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Është sfida e tretë në grupin 3 në Ligën e Kombeve në Divizionin C.

Sllovenia ka një fitore e një barazim, ndërsa Kosova një barazim e një humbje. Me 14 tetor Sllovenia luan si mysafirë i Moldavisë dhe Ksova në udhëtim me Greqinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat