Casillas: Mourinho, ndër të parët që më kontaktuan pas sulmit në zemër

Futboll

Casillas: Mourinho, ndër të parët që më kontaktuan pas sulmit në zemër

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 15:44
Casillas: Mourinho, ndër të parët që më kontaktuan pas sulmit në zemër

Portieri legjendar, Iker Casillas ka zbuluar se Jose Mourinho ishte njëri ndër njerëzit e parë që e telefonuan atë pasi ai pësoi sulm në zemër në vitin 2019.

Casillas i cili është pensionuar nga futbolli këtë verë, vitin e kaluar kishte pësuar një sulm në zemër deri po stërvitej me skuadrën e Portos.

Ai ka punuar më parë me Mourinhon në Real Madrid, ku raportet e tyre nuk ishin edhe aq të mira.

"Shumë njerëz nuk e dinë, por Jose ishte ndër të parët që më thirrën për t'u interesuar për gjendjen time", tha Casillas për "ESPN".

"Kam parë shumë njerëz që nuk i kam parë që një kohë të gjatë, dhe kjo më bën ta vlerësoj jetën më shumë. Isha shumë me fat, njerëzit tjerë nuk e kanë këtë gjë", tregoi ish-portieri i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat