Dajaku shënon për Bayern, sinjalizon FFK-në?

Futboll

Dajaku shënon për Bayern, sinjalizon FFK-në?

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 16:53
Leon Dajaku

Leon Dajaku ka shënuar gol me skuadrën e dytë të Bayern Munich.

Në një ndeshje kundër Uerdingen, lojtari me perjardhje kosovare, Leon Dajaku, ka shënuar gol.

Dajaku gjeti golin në minutën e 53’, për t’i dhënë epërsinë skuadrës bavareze.

Pasur parasysh se lojtari është mes dy zgjedhjeve për kombëtaren, duket sikur festimi i tij kishte një mesazh.

Dajaku festoi me ‘shqiponjë’, duke shtyrë të mendojmë se po dërgon sinjale te FFK për një ftesë të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat