Kajdomçaj: Lamtumirë heroi im!

Futboll

Kajdomçaj: Lamtumirë heroi im!

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 17:23
Majtas Agim Bytyqi dhe djathtas Bashkim Kajdomçaj

Njeriu që dha gjithë arsenalin e tij për futbollin e Kosovës, që i priu procesit të pavarësimit të futbollit të Kosovës nga ai ish jugosllav dhe të Serbisë, Agim Bytyçi, sot ka ndërruar jetë. Bytyçi ka qenë kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës (1991-1993), njeriu që i doli përballë pushtuesit serb dhe i zhvilloi garat e Republikës së Kosovës. 

“Lamtumirë heroi im! Akoma pa u mbushur një vit, kisha shkrepur këtë foto në stadiumin 'Përparim Thaçi', në Prizren, me tashmë të ndjerin Agim Bytyçi.

Ai, ka qenë në kohët më të vështira në ballë të KF Liria e më pas, kur rezistenca aktive, me pavarësimin e futbollit ishte një nga hallkat e shtetësisë së Kosovës, baca Agim u vu në ball të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Ishte i pari që mori drejtimin e FFK-s nga viti 1991.

Këtë detyrë pak kush kishte guxim ta merrte.
Ai, me qëndrim heroik dhe punë të madhe duke rrezikuar dhe jetën, i priu futbollit  kosovar.

Ai, mbetet figura më e lavdishme e futbollit kosovar. Njeriu që dha shumë për KF Liria para e pas lufte, pos që drejtoi FFK- në.
Ne, duhet  të jemi krenar që jetuam në kohën e tij dhe e njohëm nga afër.

Herën e fundit në stadiumin e KF Liria, ishte javë më parë kur ishin kthyer nga Gjilani bashkë me Ramadan Susurin (ish drejtor i KF Liria), ku kishin qenë për ngushëllime, me rastin e ndarjes nga jeta të Shukri Sulejmanit, po ashtu një njeri që ka dhënë shumë për futbollin.
Ai, dukej gjithmonë optimist, por e shtuna e këtij tetori, duket ta ketë tradhëtuar.
Lamtumirë baca Agim.
Njerëz si ti, nuk vdesin”, shkruan Bashkim Kajdomçaj, ish zëdhënës i KF Liria nga Prizreni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat