Selektori i Shqipërisë: Është e vështirë të çash mbrojtjen e Kazakistanit

Futboll

Selektori i Shqipërisë: Është e vështirë të çash mbrojtjen e Kazakistanit

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 18:04
Selektori i Shqipërisë: Është e vështirë të çash mbrojtjen e Kazakistanit

Trajneri i Shqipërisë Edi Reja kërkon që skuadra e tij të mos dalë pa pikë nga stadiumi i Kazakistanit ditën e nesërme.

Në konferencën e fundit për shtyp në prag të takimit me kombëtaren kazake, Reja shtoi se synon që Shqipëria të godasë kundërshtarët nga krahët. Ai theksoi se e njeh mirë Kazakistanin, i cili luan me 5 mbrojtësa dhe është ekip i vështirë për t’u thyer.
Për takimin e humbur me Lituaninë, Reja u shpreh se ajo humbje erdhi për një gabim individual dhe sfida duhej të mbyllej në barazim.

Si kanë qenë kritikat pas humbjes me Lituaninë? A është ndeshja kundër Kazakistanit një mundësi për të ndryshuar faqe?

Ishte një moment i vështirë sepse erdhëm pas fitores me Bjellorusinë. Ishim në gjende të mirë fizike dhe psikologjike. Nuk e mendoja se do të humbisnim, gabimi ndodhi. Mendoj se rezultati i drejtë me Lituaninë duhej të ishte barazimi për atë dhamë në fushë. Asgjë nuk është ndërlikuar siç e tha Berisha, jemi të gjitha ekipet me nga 3 pikë. Të gjithë duam të kualifikohemi. Jemi përgatitur fort gjatë kësaj jave, pres një rezultat pozitiv. E njoh Kazakistanin, është shumë i organizuar. Kërkoj maksimumin e lojës dhe përqëndrimit. Pësuam një gol. Ishte një moment fatkeqësie për ne. Njëri nga lojtarët tanë duhej t’ia pasonte topin portierit dhe ia dha kundërshtarit. Janë gjëra që ndodhin në ndeshje dhe për këtë duhet t’i kuptojmë. Ishte gabim individual, jo kolektiv.

Sa mirë e njihni e Kazakistanin dhe cilët janë lojtarët më të rrezikshëm dhe që krijojnë probleme?
Është i organizuar. Në krah ka lojtarë të fortë dhe teknikë. Izlakan është i rrezikshëm dhe kthehet pas, përbën rrezik të vazhdueshëm. Kazakistani është konstant i qëndrueshëm. Mesfusha dhe sulmi luajnë shpejt përpara dhe vënë në rrezik të vazhdueshëm me kundërsulmet.

Pikat e dobëta të Kazakistanit?
Nuk shoh dobësi tek ata, është ekip i organizuar mirë, edhe në mbrojtje. Ka pak pika të dobëta. Janë të organizuar. Kanë 5 mbrojtësa dhe 4 mesfushorë dhe është shumë i vështirë t’i çash. Ne do të përpiqemi nga krahët dhe në sulm të shfrytëzojmë rastet tona.

Cili do të ishte rezultati i kënaqshëm?
Më intereson që të bëjmë paraqitje të mirë. Rezultati pozitiv vjen kur luan mirë. S’duhet të humbasim. Dëshira ime është të mos humbasim që të mos ndërlikojmë garën tonë dhe të mos rëndohemi psikologjikisht. Futbolli luhet për fitore, por varet dhe nga rivali që ke përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat