Trajneri i Atalantas: Liverpooli është njëri nga ekipet më të forta në botë, do të jetë një përballje shumë e vështirë ndaj tyre

Futboll

Trajneri i Atalantas: Liverpooli është njëri nga ekipet më të forta në botë, do të jetë një përballje shumë e vështirë ndaj tyre

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 06:17
Foto ilustrim

Tekniku i ekipit italian Atalantas nga Seria A, Gian Piero Gasperini ka deklaruar se ekipi i tij nuk do ta befasojë më askënd këtë sezon të Ligës së Kampionëve, pasi që qëllim kryesor e kanë kualifikimin nga një grup shumë i vështirë në të cilin gjendet edhe Liverpooli.

Grupi në të cilin gjendet Atalanta është përshkruar si grup shumë i vështirë nga Gasperini pasi që do kenë përballje ndaj Liverpoolit, Ajaxit dhe Midtjylland.

Qëllimi kryesor i Atalantas është të mbërrij në 16 e fundit, edhe pse kundërshtarë tani më e dinë se kundër çfarë ekipi do përballen.

“Liverpooli janë një ekip shumë i fortë. Ata e kanë fituar Ligën e Kampionëve para dy vitesh dhe sezonin e kaluar e kanë dominuar Premier Ligën,” tha Gasperini për “Festival dello Sport”.

“Ata janë ndër ekipet më të forta në botë dhe do të jetë një përballje shumë e vështirë ndaj tyre, siç ka qenë edicionin e kaluar ndaj Manchester Cityt.

“Qëllimi jonë është të kalojmë fazën e grupeve dhe nëse sezonin e kaluar ishim një befasi për shumë njerëz, këtë vit nuk jemi. Por të luash kundër Ajax dhe ekipit të Midtjylland, ne duhet të bëjmë diçka shumë interesante,” tha ai.

Atalanta edicionin e kaluar përfundoi në pozitën e tretë në Serie A, dhe këtë sezon janë duke kaluar në një formë shumë të mirë ku kanë fituar tri ndeshje nga tri të cilat i kanë luajtur duke shënuar në total 13 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat