3 gola në 3 ndeshje, La Liga vlerëson performancën e Ansu Fati

Futboll

3 gola në 3 ndeshje, La Liga vlerëson performancën e Ansu Fati

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 11:48
Ansu Fati

Mesfushori i Barcelonës, Ansu Fati është përzgjedhur nga La Liga, lojtari i muajt shtator.

Talenti 17 vjeçar, e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin spanjoll, ku në 3 ndeshje të zhvilluar me fanellën e Barçës, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë një asist (7 pikë të grumbulluara nga katalanasit).

Fati realizoi dy herë në fitoren ndaj Villareal, teksa u tregua vendimtar me golin e parë të shënuar në triumfin 0-3 kundër Celta Vigos. Një arritje kjo për adoleshentin, që tashmë është lojtar kyç në projektin e trajnerit, Ronald Koeman.

Sulmuesi ka siguruar një vend në formacionin e Barcelonës pasi një numër lojtarësh u larguan, duke përfshirë Luis Suarez, i cili u bashkua me rivalët e Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat