Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës sonte ndaj Sllovenisë

Futboll

Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës sonte ndaj Sllovenisë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 12:22
Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës sonte ndaj Sllovenisë

Kosova luan sot takimin e tretë në Ligën C, kundër Sllovenisë në ”Fadil Vokrri”.

‘Dardanët’ me fillim nga ora 20:45, do të kërkojnë tre pikë kundër një kombëtare me të cilën përballen për herë të parë.

Selektori Bernard Challandes pritet të bëjë disa ndryshime për këtë takim, megjithatë ende nuk dihet se në cilat pozita do të jenë.

Florian Loshaj pritet të startojë nga minuta e parë në vend të Herolind Shalës, ndërsa Benjamin Kololli edhe një herë pritet të luajë në qendër të sulmit, ashtu si ndaj Moldavisë.

Edon Zhegrova mund ta nisë nga fillimi sfidën, derisa Bersant Celina dhe Arbër Zeneli mbeten të paprekshëm.

Formacioni (4-2-3-1): Muriç: Vojvoda, Dresheviq, Aliti, Hadërgjonaj: Loshaj, Berisha: Zhegrova, Celina, Zeneli: Kololli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat