Aouar: I lumtur që qëndrova te Lyon

Futboll

Aouar: I lumtur që qëndrova te Lyon

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 21:50
Houssem Aouar

Houssem Aouar ka dhënë disa komente për dështimin e lëvizjes drejt Arsenal.

Lojtari i skuadrës së Olympique Lyon ka thënë se nuk ishte vetëm Arsenal në garë, por edhe disa skuadra të tjera.

Gjithsesi, ai ka bërë të ditur se edhe qëndrimi te Lyon e gëzon atë.

“Jam i lumtur, ky është qyteti im dhe ky është klubi im”, ka thënë Aouar.

“Jam krenar të përfaqësoj klubin tim. Kam shumë motivim për një sezon të mirë”, shtoi mesfushori.

Kërkoheshin 50 milionë euro për ta liruar Aouar që të largohet nga OL, por Arsenal nuk ishin të gatshëm të paguajnë atë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat