Rikthehet Superliga e Kosovës, luhet ndeshja e mbetur Drita – Trepça ’89

Futboll

Rikthehet Superliga e Kosovës, luhet ndeshja e mbetur Drita – Trepça ’89

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 09:52
Foto Ilustrim

Ndeshja e mbetur mes Dritës dhe Trepçës ’89 do të luhet sot, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ky takim ishte shtyrë për shkak të angazhimit të Dritës në garat evropiane, teksa zhvillohet sot në stadiumin e qytetit të Gjilanit.

Vendasit shihet si favorit absolut. Skuadra e Ardian Nuhiut ka marrë pikë të plota nga dy ndeshjet e para.

‘Xehtarët’ kanë zhvilluar katër ndeshje dhe tubojnë gjashtë pikë. Ata kanë arritur rezultate të çuditshme pasi kanë mposhtur Prishtinën dhe Llapin, por kanë pësuar nga Arbëria dhe Besa e Pejës.

Takimi luhet nga ora 14:00. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat