Konfirmohen dy mungesat e para të Kosovës kundër Sllovenisë

Futboll

Konfirmohen dy mungesat e para të Kosovës kundër Sllovenisë

Më: 14 tetor 2020 Në ora: 23:25
Foto

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Kosovë – Greqi e cila përfundoi me rezultat 0 – 0 në Athinë, Kosova ka pranuar një lajm të keq.

Për shkak të kartonëve, mesfushori i Kosovës Herolind Shala dhe lojtari i krahut i cili sot ka luajtur si sulmues qendror, Benjamin Kololli do të mungojnë për ndeshjen e radhës kundër Sllovenisë.

Herolind Shala ndëshkohej me karton të kuq në momentin kur edhe shkaktoi penallti.

Kololli në anën tjetër është ndëshkuar direkt me karton të kuq, pas përfundimit të ndeshjes për shkak të protestimit.

Sonte Kosova ka luajtur pa gola në Athinë kundër Greqisë dhe është vërejtur një dozë e pozitivitetit në kombëtaren e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat