Chelsea konsideron transferimin e Dybalas

Futboll

Chelsea konsideron transferimin e Dybalas

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 09:56
Paulo Dybala

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala vazhdon të mbetet një objektiv i madh i klubit anglez, Chelsea.

Dybala është në bisedime për nënshkrimin e një zgjatje të kontratës që do ta mbante atë në Torino deri në 2025.

Por, interesimi nga klubet evropiane vazhdon të jetë i madh dhe Blutë e Londrës po synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit yllin e tyre.

Sipas mediumit Tuttomercatoweb, Chelsea po tregon interes ‘konkret’ për të bërë një lëvizje për yllin e Juventusin, Paulo Dybala.

Raporti gjithashtu pretendon se Chelsea u përpoq të nënshkruante edhe yllin e Interit, Lautaro Martinez këtë verë, por lojtari nuk ishte i interesuar për këtë lëvizje.

Klubi nga Stamford Bridge do të tentojë transferimin e argjentinasit në afatin e janarit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat