Icardi: Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet

Futboll

Icardi: Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:28
Icardi: Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet

Jemi vetëm dy ditë para derbit të Milanos dhe gradualisht vëmendja e botës së futbollit po zhvendoset pikërisht drejt sfidës së 17 tetorit, e cila këtë vit do të luhet pa praninë e publikut të mrekullueshëm që ka mbushur gjithmonë shkallët e stadiumit ‘San Siro”.

Një nga personat më nostalgjikë për derbin e Milanos është edhe ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi, i cili sot ka sjellë në kujtesë tre golat që shënonte fiks 3 vite më parë ndaj kuqezinjve dhe u jepte zikaltërve fitoren 3-2.

“Kemi qenë ajo që nuk tregohet, por që kurrë nuk harrohet”, ka shkruar sulmuesi në Instagramin e tij, duke postuar edhe foton e festimit të njërit prej 3 golave të shënuar mbrëmjen e 15 tetorit të 2017-ës, kohë kur mbante edhe shiritin e kapitenit të Interit në krahun e tij.

Tani argjentinasi nuk është më pjesë e zikaltërve dhe ka nisur sezonin e dytë me francezët e PSG-së, por nuk e ka harruar asnjëherë klubin ku edhe luajti për herë të parë në nivele të larta, ndërsa edhe bashkëshortja e tij Wanda Nara ka postuar një foto nga shtëpia e tyre në Milano, me pamje nga stadiumi “San Siro”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat