Shumë vajza, shumë ahengje nate ma prishën...

Futboll

Shumë vajza, shumë ahengje nate ma prishën...

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:29
Shumë vajza, shumë ahengje nate ma prishën...

Ish-mbrojtësi i Francës dhe i Milanit, Adil Rami, e ka pranuar se dashuria për ushqimin dhe për ahengjet e natës me shumë vajza nuk e kanë lejuar të arrijë më shumë në karrierën e tij si futbollist.

Rami, 34 vjeç, i bëri 36 paraqitje për Francën dhe ishte pjesëtarë e skuadrës që e fitoi Kupën e Botës më 2018, edhe pse nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në Rusi.

Qendërmbrojtësi ka luajtur në klube të ndryshme në gjithë Evropën, përfshirë Lille, Valencia, AC Milan, Sevilla, Marseille, Fenerbahce dhe FC Sochi.

Nga ky sezon, Rami luan për klubin portugez Boavista, ku ishte titullar në dy prej tri ndeshjeve të para në ligë deri tani.

Edhe pse ka arritur shumë në karrierë, Rami thotë se stili i jetës nuk e ka lejuar ta përmbushë potencialin si lojtar.

“Sikur të kisha pasur një stil më të mirë të jetesës, do të kisha pasur karrierë më të mirë”, tha Rami për Le Figaro.

“Shumë ahengje nate, shumë vajza dhe peshës trupore nuk i kushtoja rëndësi. Problemi im më i madh ishte ushqimi. Më pëlqen shumë të ha”, shtoi ai.

“Sa keq sepse kur jam 100% i gatshëm fizikisht, asnjë sulmuesi në botë nuk më frikëson”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat