Renova do të presë Pelisterin në Gostivar!

Futboll

Renova do të presë Pelisterin në Gostivar!

Nga: K.G. Më: 15 tetor 2020 Në ora: 15:54
Renova do të presë Pelisterin në Gostivar!

Duke qenë se terreni i Stadiumit të Qytetit në Tetovë është në gjendje të tmerrshme, ai ka filluar të rregullohet. 

Kjo do të thotë që Renova, Shkëndija dhe Teteksi do të duhet të gjejnë një stadium alternativ në dy javët e ardhshme ku këto skuadra do të jenë në gjendje të luajnë ndeshjet e tyre si nikoqire.

Renova ka gjetur fushën alternative për të dielën, me 18 tetor, në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut në futboll, kundër Pelisterit. Ata do të luajnë në Gostivar.

Kishte njoftime për opsione të tjera, por menaxhmenti i skuadrës shqiptare Renova vendosi për Gostivarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat