PSG merr fitoren e pestë me radhë, rikthehet lider në Ligue 1

Futboll

PSG merr fitoren e pestë me radhë, rikthehet lider në Ligue 1

Më: 16 tetor 2020 Në ora: 23:00
Foto Ilustrim

PSG ka fituar kundër Nimes si mysafir me rezultat të thellë 4-0, në një ndeshje ku shkëlqyer Kylian Mbappe dhe Pablo Sarabia.

Ndeshja u bë më e lehtë për PSG-në, pasi Loick Landre u përjashtua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Rafinhas.

Por goli i parë i PSG-së erdhi në minutën e 32, kur Mbappe kaloi edhe portierin për të shënuar për 1-0, gol që mbylli edhe pjesën e parë.

Florenzi në minutën e 77-të ngriti rezultatin në 2-0, ndërsa Mbappe shënoi pas gjashtë minutash për 3-0.

Të dy asistimet u dhanë nga Sarabia, i cili shënoi në fund të ndeshjes për 4-0.

PSG tani ka 15 pikë, por Lille dhe Lens mund ta kalojnë nëse fitojnë në fundjavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat