Gjilani në ethet e derbit më të madh në Kosovë! Drita apo Gjilani?

Futboll

Gjilani në ethet e derbit më të madh në Kosovë! Drita apo Gjilani?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 tetor 2020 Në ora: 23:49
Gjilani në ethet e derbit më të madh në Kosovë! Drita apo Gjilani?

Mëkat i madh që derbi më i madh në Kosovë mes Dritës nga Gjilani, kampion në fuqi dhe Gjilanit, nënkampion i Kosovës, që do të luhet pa praninë e shikuesve për shkak të rrezikut nga Covid 19. 

Nesër në orën 13.30 ndeshen mes vete dy skuadrat të të njëjtit qytet, rivalët e përbetuar dhe njëherësh është derbi më i madh në Kosovë.  

“Pas pauzës dy javore, shkak ndeshjet ndërkombëtare të përfaqësueseve, këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 6-të, skuadra e Gjilanit luan kundër rivalit lokal, KF Dritës. Ndeshja mes Dritës dhe Gjilanit, do të luhet ditën e diel me fillim në ora 13:30 minuta në stadiumin "Agim Ramadani-Katana", në Gjilan dhe luhet pa praninë e tifozëve në stadium”, thuhet nga SC Gjilani.  Skuadra e Dritës kërkon angazhim maksimal. ”FC Drita njofton gjithë opinionin e gjer̈ mbarë vendit në lidhje me organizimin e ndeshjes derbi në fundjavë ndaj rivalit lokal SC Gjilani për masat dhe mekanizmat e ndërmarra për këtë takim.

Për shkak të pandemisë globale “Covid-19” e cila është prezent në gjithë Evropën dhe jo vetëm në vendin tonë, jemi konsoliduar që t’i zbatojmë në maksimum të gjitha protokollet dhe rekomandimet e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në vend.

Hyrja në stadium dhe afër hapësirave të stadiumit do të jetë rreptësisht e ndaluar për tifoz, gjithnjë për shkak të masave “Anti-Covid-19”.

Numri i personave zyrtar dhe i mediave gjithashtu do të jetë i limituar sipas protokollit prandaj kërkojmë mirëkuptimin e gjithë atyre që kërkojnë të jenë prezent në stadium.!

FC Drita mbetet e përkushtuar që të rrespektojë masat dhe protokollet e parapara të institucioneve qendrore në vend, duke dëshmuar edhe njëherë lidership në organizimin e eventeve edhe në kushte të tilla pandemie!“, njofton Drita. Pas javës së pestë Drita është në vend të dytë me 9 pikë apo me tri fitore rresht, por ka dy ndeshje me pak dhe Gjilani renditet në pozitën e pestë me 8 pikë.

Cilat skuadër do të jetë më e fortë gjithçka do të shihet nesër. Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu kundër Gentjan Mezanit të Gjilanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat