Izolimi i Kreshnik Krasniqit në hotel në Norvegji

Futboll

Izolimi i Kreshnik Krasniqit në hotel në Norvegji

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 06:29
Kreshnik Krasniqi

Një ditë para ndeshjes me Andorrën, katër futbollistë të Shpresave të Kosovës pranuan rezultat pozitiv në testimin për koronavirus. Kosova U-21 të martën luajti me Andorrën në Prishtinë dhe fitoi 1:0. Natyrisht, nuk u paraqitën lojtarët e prekur nga koronavisuri, Eris Abedini, Florjan Smakiqi, Lirim Kastrati e Kreshnik Hajrizi.

Lojtarët e selektorit Rafet Prekazi tashmë janë kthyer në vendet ku luajnë, por telashet për ndonjë prej tyre nuk kanë përfunduar. Virusi duket se ka qarkulluar brenda ekipit Shpresa dhe të tjerë lojtarë po dalin pozitivë.

Të premten është njoftuar për dy lojtarë të U-21 të Kosovës të prekur me COVID-19. Servete e Superligës së Zvicrës ka njoftuar për Alban Ajdinin, ndërsa Stromgodset e Norvegjisë për Kreshnik Krasniqin. Të dy startuan në ndeshjen ndaj Andorrës. Ajdini asistoi në golin e Mirlind Dakut dhe u paraqit shumë mirë.

“Servette është kujdesur për t’i testuar të gjithë lojtarët që ishin me përfaqësueset e tyre. Testimi është bërë para se ata të bashkoheshin me grupin. Alban Ajdini, i kthyer nga Shpresat e Kosovës, është testuar pozitiv dhe menjëherë është izoluar. Ai nuk ka pasur kontakt me bashkëlojtarët pas rikthimit”, ka njoftuar Servette.

Krasniqi po ashtu ka shmangur kontaktin pas kthimit në Norvegji. Nga aeroporti ai është vendosur menjëherë në një dhomë hoteli dhe nuk ka pasur kontakt me familjen apo me bashkëlojtarë.

Për shkak të rasteve pozitive gjatë grumbullimit në Prishtinë, disa lojtarë, nëse jo të gjithë, janë treguar më të kujdesshëm pas kthimit në vendet ku luajnë. Kjo të paktën ka ngjarë me Krasniqin. Ai vazhdon të qëndrojë i izoluar në një dhomë hoteli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat