Solskjaer flet për Van de Beek, thotë se do t’i ketë minutat e tij

Futboll

Solskjaer flet për Van de Beek, thotë se do t’i ketë minutat e tij

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 09:48
Donny van de Beek

Ole Gunnar Solskjaer ka premtuar minuta për Donny van de Beek.

Donny van de Beek erdhi me bujë të madhe te Manchester United, por lojtari nuk ka minutat maksimale në dispozicion.

Ole Gunnar Solskjaer ka pasur plane të tjera deri më tani, megjithatë thotë se holandezi do t’i ketë në dispozicion hapësirat e tij të nevojshme.

“Mendoj se e keni parë sot, por edhe në stërvitje, ai është aq i zoti dhe i rregullt, nuk mendoj se humb ndonjëherë topin”, ka thënë Solskjaer për lojtarin.

“Duhet gjetur balancën në skuadër. Kemi fituar 4:1 dhe po pyesni pse nuk startova një nga lojtarët. Ai do të ketë impaktin e mirë në skuadër”, shtoi trajneri për Van de Beek.

United pati një udhëtim të suksesshëm, duke marrë tri pikë në terrenin e Newcastle, me një fitore 1:4.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat