Zlatan Ibrahimovic ishte edhe më i vjetër se gjyqtari në ndeshjen, Inter – Milan

Futboll

Zlatan Ibrahimovic ishte edhe më i vjetër se gjyqtari në ndeshjen, Inter – Milan

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:21
Zlatan Ibrahimovic

Heroi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic ishte ‘i uritur’ për sukses kundër Interit pas dy javësh në karantinë.

39-vjeçari po kthehej pas një periudhe COVID-19, megjithatë shënoi dy gola ndërsa Milani fitoi Derby della Madonnina 2-1.

“Milani nuk e kishte fituar derbin për katër vjet, unë isha i bllokuar në shtëpi për dy javë, kështu që isha i uritur dhe kjo u tregua.Askush nuk do të më ndalonte të luaja në derbi ” tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

Një fakt shumë interesant nga ky takim ishte që gjyqtari i ndeshjes Maurizio Mariani ishte 38 vjeçar, kurse Zlatan ibrahimovic që ishte vendimtar në këtë takim 39. Shprehja “Sa më  e vjetër vera aq më e mirë” duket se po përmbushet tek sulmuesi nga Suedia që po krijon senzacion me paraqitjet e tij në Serie A në këtë moshë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat