Gjyqtari Zogaj nga Kosova, referon Barcelonën e Lionel Messit në Champion League  

Futboll

Gjyqtari Zogaj nga Kosova, referon Barcelonën e Lionel Messit në Champion League  

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:31
Bekim Zogaj

Gjyqtari nga Kosova, me nënshtetësi zvicerane Bekim Zogaj, do të ndajë drejtësinë në fazën e grupeve në Champions Leagues, mes Barcelonës dhe Ferencvaros-it nga Hungaria. 

Është hera e parë që një gjyqtar nga Kosova, që do të ndajë drejtësinë në nivelin e grupeve! 

Barcelona është në grupin G, e cila të martën (me 20 tetor, 21.00) luan si vendas në Camp Nou dhe kërkon fitore kundër Fderencvarosit, ku paraqitet reprezentuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni. 

Image

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, ndërsa asistentë janë Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtar i katërt është Fedayi San, të gjithë nga Zvicra. 

Ky është një sukses i madh për Zogajn, që është gjyqtari më i mirë në shqiptari.

Barcelona me Lionel Messin, me gjithë problemet e brendshme që kanë në klub, kërkojnë fitore në hapje të grupit! Ndërkaq, për Zogajn është një ndeshje e veçantë dhe e nivelit më të lartë, siç është gara prestigjioze Champions League.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat