Drita kundër Gjilanit, Klodian Duro debuton me Feronikelin 

Futboll

Drita kundër Gjilanit, Klodian Duro debuton me Feronikelin 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 tetor 2020 Në ora: 11:50
Drita kundër Gjilanit, Klodian Duro debuton me Feronikelin 

Drita – Gjilani, dy skuadrat të të një qytet, sot ndeshen mes vete në orën 13.30! 

Drita kërkon vazhdimësinë e fitoreve, ndërsa Gjilani beson e shpreson se do t’i fitojnë pikët e plota në derbin më të madh në Kosovë. 

Te dyja skuadrat luftojnë për titullin e kampionit. 

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës, synon hakmarrje për humbjen 0:2 në fund të kampionatit të kaluar, ndërsa ai i Gjilanit, Gentjan Mezani, shpreson t’ia dalin edhe kësaj radhe. Drita zë vendin e dytë me 9 pikë apo për tre ndeshje ka po aq fitore dhe dy takime me pak, ndërsa Gjilani është në pozitën e pestë me 8 pikë. 

Në kuadër të javës së gjashtë sot ndeshen edhe Trepça ’89 dhe Feronikeli. Trepça ’89 shpreson që pikët të mbesin në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, ndërsa skuadra nga Drenasi të kthehen me pikë të plota. Ish futbollisti i mirënjohur në Shqipëri, Klodian Duro, sot debuton si kryetrajner në bankinën e Feronikelit. Ndeshja luhet në orën 14.00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat