Befason Roma

Futboll

Befason Roma

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:55
Befason Roma

Një lëvizje me të vërtetë surprizë në Trigoria.

Roma, në fakt, ka federuar Simone Farelli-n portier 37-vjeçar pa ekip. Fonseca, pas huazimit të Fuzato-s te Gil Vicente, kishte në dispozicion vetëm të riun Boer, i cili do të kthehet te ekipi i dytë.

Farelli do të paguhet 40 mijë euro dhe është sinjalizuar nga përgatitësi Savorani, i cili e ka patur te Siena.

Farelli ka zhvilluar vizitat mjekësore mëngjesin e sotëm dhe nga dita e nesërme do të stërvitet me Mirante-n, Pau Lopez dhe përgatitësin Savorani.

Eksperienca e fundit në fushë ka qenë më 30 dhjetorin e 2016-ës, kur vishte fanellën e Trapani-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat