Lyon rikthehet te fitorja

Futboll

Lyon rikthehet te fitorja

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 15:59
Lyon rikthehet te fitorja

Lyoni i dha fund periudhës prej 5 javësh pa fitore, pasi ia doli të triumfojë me vuajtje me rezultatin 2-3 në transfertën ndaj Strasbourgut, e vlefshme për javën e 7 të kampionatit francez.

Në “Stade de la Meinau” Lyoni e nisi vrullshëm dhe arriti të shënojë tre gola brenda 42 minutash, fillimisht me Kadewere dhe me pas dy herë me Ekambin, ndërsa në të tre rastet asistoi sulmuesi holandez Mamphis Depay, që ishte në një formë mjaft të mirë.

Megjithatë Strasbourgu shënoi në minutën e 44-t me anë të Diallo, ndërsa në fillim të pjesës së dytë rihapi takimin me golin e Aholou, por pa arritur të shmangë humbjen e gjashtë në shtatë javë të luajtura deri tani.

Nga ana tjetër Lyoni, me dy fitore, 4 barazime e një humbje, u ngjit përkohësisht në kuotën e 10 pikëve, 5 më pak se PSG-ja kryesuese, ndonëse kampionati është i gjatë dhe jemi vetëm në fillimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat