Alaba nuk do të rinovojë me Bayernin, ai tanimë ka zgjedhur skuadrën e ardhshme

Futboll

Alaba nuk do të rinovojë me Bayernin, ai tanimë ka zgjedhur skuadrën e ardhshme

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 12:41
David Alaba

David Alaba do të largohet në verën e vitit të ardhshëm nga kampioni evropian Bayern Munich.

Mbrojtësi austriak është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka marrëveshje për një kontratë të re.

Lojtari është kërkuar nga shumë skuadra të mëdha, por edhe kampionët aktual të Evropës i kanë ofruar kontratë të re, por që nuk kanë arritur marrëveshje për një gjë të tillë.

Real Madrid, Barcelona, PSG, Arsenal, Chelsea, Inter e Juventus janë skuadrat që kanë kërkuar shërbimet e tij.

Mediat në Itali janë të sigurta, se Alaba tanimë ka vendosur për skuadrën e tij të re dhe ajo është Juventusi.

Austriaku nuk do të rinovojë kontratën me Bayernin dhe do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër si futbollist i lirë në qershor të vitit 2021.

Kësisoj me ardhjen e Alabas, Juventus do ta nxjerr në shitje mbrojtësin brazilian Alex Sandro për t’i lënë formacionin bazë austriakut.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat