​Traore i painteresuar për Barcelonën dhe Liverpoolin

Futboll

​Traore i painteresuar për Barcelonën dhe Liverpoolin

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:35
Traore

Sipas spekulimeve, Adama Traore do ta shmangë një kalim të mundshëm te Barcelona ose Liverpooli vetëm për ta zgjatur kontratën e tij te Wolverhamptoni.

Traore është lidhur me një largim të mundshëm nga Wolves, ku arriti nga ekipi i Middlesbrough në vitin 2018. Por sulmuesi anësor si duket është duke kaluar në disa kohë të mira tek ekipi i tij momental.

Wolverhamptoni është gati t’i ofrojë një rritje page dhe një kontratë të re katërvjeçare Traores, i cili është gati të arrijë marrëveshje me ta kështu duke e shpërfillur interesimin e Barcelonës dhe Liverpoolit.

Spanjolli është gati të nënshkruajë kontratën e re pavarësisht se kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023.

Për shërbimet e tij, së fundmi interesim ka shprehur edhe Real Madridi sipas “The Sun”, pasi kapiteni Sergio Ramos spekulohet se është fans i madh i Traores dhe dëshiron ta shohë sa më shpejt një transferim të mundshëm te “Galaktikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat