Ndeshja Juventus – Napoli mund të luhet, pavarësisht se fitorja iu dha bardhezinjve

Futboll

Ndeshja Juventus – Napoli mund të luhet, pavarësisht se fitorja iu dha bardhezinjve

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 15:50
Cristiano Ronaldo

Ndeshja mes Juventusit dhe Napolit mund të zhvillohet, edhe pse fitorja iu dha kampionit në fuqi me rezultat zyrtar 3:0, pasi napolitanët janë ankuar ndaj atij vendimi në Komitetin Kombëtar Olimpik të Italisë (CONI).

Sipas gazetës italiane Il Mattino, mbetet të shihet nëse napolitanët kanë mundur të udhëtonin drejt Torinos të dielën pasdite dhe nëse ankesa e tyre mund ta ndryshojë rezultatin.

Beteja mes Juves dhe Napolit ka mbërritur në CONI, pasi ky i fundit po bën trysni për zhvillimin e ndeshjes, por Juventusi nuk do të paraqitet në gjykatë për ankesën e tyre.

Juventusi e kishte paraqitur ekipin në fushë edhe pse Napoli nuk kishte udhëtuar fare, duke thënë se nuk ishte lejuar të largohej nga qyteti për shkak të dy rasteve me koronavirus në skuadër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat