​Martinez: Messi gjithmonë një hap para të gjithëve

Futboll

​Martinez: Messi gjithmonë një hap para të gjithëve

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 16:53
Foto

Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë pasi gjithmonë është një hap para të gjithëve, sipas sulmuesit të Interit dhe bashkëkombësit të tij, Lautaro Martinez.

23-vjeçari thotë se ai gjithmonë e shikon Messin si lojtarin më të mirë në botë dhe mundohet të mësojë nga ai gjëra të reja, pasi e konsideron si lojtar që luan ndryshe nga të tjerët.

“E njoh Leon më shumë nga koha kur jemi së bashku me Kombëtaren e Argjentinës. Përndryshe nuk kam shpenzuar shumë kohë me të sepse klubet tona nuk përballen shpesh,” tha Martinez për UEFA.com.

“E kam thënë dhe e përsëris edhe tash se ai është lojtari më i mirë në botë. Fakti që është nga Argjentina është një burim krenarie për ne dhe do të mundohemi që sa më shumë të mësojmë nga ai. Për mua ai është në një nivel tjetër. Ai e kupton lojën e futbollit shumë mirë dhe në një mënyrë tjetër nga të tjerët, për atë gjë ai është një hap para të gjithëve,” shtoi Martinez.

Messi për momentin është lojtar i Barcelonës, por është lidhur me një kalim të mundshëm në Premierë Ligë te Manchester City, ku sipas gjitha gjasave do të mund ta shohim një ribashkim mes Guardiolës dhe Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat