Tuchel i frikësohet dy lojtarëve të Man Unitedit para përballjes në Champions Ligë

Futboll

Tuchel i frikësohet dy lojtarëve të Man Unitedit para përballjes në Champions Ligë

Më: 19 tetor 2020 Në ora: 21:42
Thomas Tuchel

Trajneri i Paris Saint Germain ia ka frikën Pogbës dhe Fernandesit para përballjes në Ligën e Kampionëve me Manchester Unitedit.

Thomas Tuchel thotë se Paul Pogba dhe Bruno Fernandes janë dyshja që krijojnë gjithë lojën e Manchester United dhe për të mos hasur vështirësi të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve, të besuarit e tij duhet t’i ndalojnë në mesfushë ata.

“Pogba mbetet lojtari kryesor i cili, me talentin që ka, është njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë”, tha Tuchel.

“Është e qartë se duhet ta ndalim atë, njëjtë si Bruno Fernandesin që dhuron shumë asiste”.

“Pogba dhe Bruno Fernandes janë lojtar vendimtar në mesfushë dhe me Nemanja Matic, ata janë edhe më të fortë. Ata luajnë me sulmues të shpejtë dhe për mua, janë një ndër ekipet më të mira në Evropë”.

“Ne duhet të bëjmë lojën tonë, të mbajmë topin dhe të ndërtojmë mirë aksionet, gjithashtu t’i evitojmë kundërsulmet e tyre”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat