Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka publikuar një foto të gjeneratës së artë të Prishtinës së vitit 1987.
Ai ka shkruar se ky klub ka qenë shumë i fortë. “Shumë e fortë dikur...Prishtina”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.
Në këmbë nga e majta janë Abdyl Bellopoja, Zoran Lemajiq, Muhamed Kolenoviq, Sllavko Kuzeleviq, Gani Llapashtica dhe Isa Sadriu.
Ulur nga e majta: Mensur Nexhipi, Sahit Kelmendi, Vlladisllav Gjukiq, Fadil Muriqi dhe Kujtim Shala.