Arbëria triumfon në Skenderaj

Futboll

Arbëria triumfon në Skenderaj

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:04
Arbëria, foto FC Prishtina

Arbëria nga Dobraja e Madhe i kthehet fitoreve dhe aq me tepër që të gjitha i ka si mysafirë. 

Arbëria triumfon me rezultat 1:0 kundër Drenicës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. 

Në minutën e tretë, mysafirët kërkuan penallti por kështu nuk mendoj gjyqtari. Në minutën e 8-të, futbollisti Genc Hamiti duek dashur ta shmang rrezikun shënoi autogol dhe 0:1 për Arbërinë. 

Ky autogol rezulton fatal për vendasit. Në minutën e 34-të, Drenica kërkon penallti, por gjyqtari nuk mendon ashtu. 

Arbëri është në vend të tretë me 11 pikë dhe ka tre më shumë se Drenica që pozitën e 6-të. 
Kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, është lumtur për djemtë e tij, sidomos që ka tre fitore në udhëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat