Xhaferi i lumtur: Do ndërtohen…

Futboll

Xhaferi i lumtur: Do ndërtohen…

Më: 20 tetor 2020 Në ora: 16:15
Xhaferi i lumtur: Do ndërtohen…

Në Shkodër pritet të marrë jetë një investim madhor, i miratuar edhe nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Pritet ndërtimi i një kompleksi të madh sportive, që do të ndihmojë në zhvillimin e sportit në këtë qytet. Shumë i kënaqur me këtë është shfaqur presidenti i Vllaznisë në basketboll, Alban Xhaferi.

Ky i fundit nëpërmjet një postimi në profilin e tij, vlerëson maksimalisht angazhimin për miratimin e lejes për ndërtimin e kompleksit sportive.

Postimi i Xhaferit:

E vlerësoj maksimalisht angazhimin e përbashkët të Kryetares së Bashkisë Shkodër dhe të Kryeministrit shqiptar për miratimin e lejes zhvillimore në ndërtimin e kompleksit sportiv, ku përfshihen 3 fusha të mbyllura për lojërat me dorë, si dhe 6 fusha tenisit.

Një sipërmarrje sportive aspak e lehtë, e iniciuar mes miqsh dhe dashamires të sportit, që duhet mbështetur në çdo hap dhe nga të gjitha nivelet e qeverisjes vendore dhe qendrore, madje edhe më gjerë, për t’i dhënë mundësinë tifozëve të zjarrtë shkodran, qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve për t’u marre me sportet e lojërave me dorë në përgjithësi.

Me ndihmë të Zotit uroj dhe shpresoj që kjo sipërmarrje unike dhe e rëndësishme për qytetin tonë, pse jo edhe për të gjithë rajonin, të realizohet sa më shpejt dhe të vihet në funksion të zhvillimit të lojërave me dorë për t’i sjellë një dimension të ri zhvillimit të këtyre sporteve.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat