Mehmeti: A do të skalitet në bronz edhe figura e kryetarit të parë historik të FFK-së, z.  Agim Bytyçi!?

Futboll

Mehmeti: A do të skalitet në bronz edhe figura e kryetarit të parë historik të FFK-së, z.  Agim Bytyçi!?

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2020 Në ora: 17:40
Mehmeti: A do të skalitet në bronz edhe figura e kryetarit të parë historik të FFK-së, z.  Agim Bytyçi!?

Agim Bytyçi, ish kryetar i parë i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka ndërruar jetë me 10 tetor apo para 3 javësh! Ish portieri i mirënjohur, Esat Mehmeti, kërkon ngritjen e një lapidarit për figurën e Agim Bytyçit. 

“A do të skalitet në bronz edhe figura e kryetarit të parë historik të FFK-së, z.  Agim Bytyçi!?

Me sakrificën, inteligjencën, urtësinë, trimërinë, modestin,  së bashku me bashkëpunëtorët  historik e trasuan rrugën e pavarësisë në kohën e  aparteidit  -  okupimit total  nga okupatori, duke hapëruar drejtë lirisë dhe pavarësisë.  Duke vazhduar me patriotin e paepur z. Rexhep Abdullahu, Sabri Hashani e deri te legjendari Fadil Vokrri dhe i sotit Agim Ademi...  Pa dashur të futem në debate, se a është bërë mjaftë  e mirë në organizimin e përcelljes  mortore  të kryetarit të parē z. Agim në banesën e fundit - unë them jo , si edhe ku u varros!?

Arsyeja, le ti mbetet  kësaj kohe e pa kohë, pandemie e krize shoqërore - në të gjitha sferat... 

Ngritja e lapidarit të figurës z. Agim Bytyçit në Prizrenin  historik do tē begatonte edhe më shumē, do tē shndrit e ngrit shumë figura sportive, ndër kohëra që e lanë këtë tokë me djersë, gjak e të vrarë - disa futbollist nga dora gjakatare. Liria e drejtësia u pagua shtrenjtë. Anëtarësimi në FIFA, UEFA...ishte kurorë e moment shekullor i një armate  të gjerë sportive - të prirë me individ të mençur...

Parlamenti i Kosovës, me deputetet ditën e dinë me marr vendime meritore - një  aprovim – vendimmarrje në realizimin  e  propozimit, jo vetëm timin...

 I bindur ,se do të hasim në mirëkuptim , do ta realizojmë këtë detyrë meritore ...”, shkruan Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat