Morata: Juve planifikon t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve

Futboll

Morata: Juve planifikon t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 09:54
Alvaro Morata

Alvaro Morata e ka bërë të qartë se qëllimi i Juventusit është që t’i shkojë deri në fund Ligës së Kampionëve në këtë sezon.

Bianconerët e filluan edicionin e ri të garës prestigjioze për klube me një fitore komode (2-0) në udhëtim te Dynamo Kyivi.

Të dy golat e Zonjës së Vjetër u shënuan nga sulmuesi spanjoll, i cili u kthye këtë verë te kampioni i Italisë.

“Secilin vit ekziston mundësia për ta fituar Ligën e Kampionëve dhe ne duam t’i shkojmë deri në fund”.

“Deshëm ta nisim fuqishëm fazën grupore dhe luajtëm mirë këtë mbrëmje”, ka deklaruar Morata për Sky Sport Italia pas fitores në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat