Probleme të reja për Zidane para El Clasico

Futboll

Probleme të reja për Zidane para El Clasico

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:33
Zinedine Zidane

Mediet spanjolle shkruajnë se trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane nuk do të jetë në gjendje të llogarisë në Eden Hazard dhe Sergio Ramos në periudhën e ardhshme për shkak të lëndimeve.

Belgu duhej të kthehej në fushë këto ditë, por pushimi i tij u zgjat deri në fund të nëntorit.

Ndërsa kapiteni i Los Blancos u dëmtua në gju në ndeshjen me Cadiz dhe nuk do të luajë kundër Shakhtar në Ligën e Kampionëve. 

“Ramos nuk mund të stërvitet normalisht dhe për këtë arsye ne nuk duam të rrezikojmë”, konfirmoi Zidane.

Lojtari i ekipit kombëtar spanjoll nuk është i sigurt për El Clasico, që është në program të shtunën në 16:00 në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat