Klopp: Të gjithë mendojnë se kjo skuadër nuk ka të ardhme pa Van Dijk

Futboll

Klopp: Të gjithë mendojnë se kjo skuadër nuk ka të ardhme pa Van Dijk

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:45
Jurgen Klopp

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka mohuar kategorikisht pretendimet se Të Kuqtë do të bien pa mbrojtësin Virgil van Dijk.

Van Dijk pësoi një dëmtim serioz në gju dhe do të humbasë tërë sezonin, dhe për ndeshjen e sotme me Ajax Klopp nuk do të mund të llogarisë as në Joel Matip.

“Pse duhet të mendoj se lojtarët e tjerë nuk do të trajtojnë situatën? Padyshim që të gjithë mendojnë se do të jetë shumë e vështirë për ne, dhe unë duhet ta konfirmoj. Nuk kam interes të bëj një gjë të tillë. Unë jam i interesuar vetëm për të ardhmen e Liverpool dhe ju do të shihni se si do të jetë në javët e ardhshme”, tha Klopp.

“Po, ne mbetëm pa Virgil dhe Matip, por gjithsesi do të përpiqemi të fitojmë. Tri javë më parë të gjithë pretenduan se do të dominonim dhe tani të gjithë pretendojnë se nuk do të luftojmë për një trofe të vetëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat