A do të triumfojë temperamenti i Munishit apo qetësia e Nuhiut?    

Futboll

A do të triumfojë temperamenti i Munishit apo qetësia e Nuhiut?    

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 11:47
Ballkani

Lideri kundër kampionit në Therandë! Kryetrajneri Ismet Munishi me Ballkanin e Therandës kundër Dritës së Ardian Nuhiut.

Ballkani synon që ta ruajë serinë pa humbje deri me tash, 5 fitore e 1 barazim dhe prijnë me 16 pikë në Superligën e Kosovës, ndërsa Drita po ashtu është pa humbje, ka tre fitore e një barazim, duke u renditur në pozitën e tretë me 10 pikë, por që ka dy ndeshje me pak!

Ndeshja luhet sot në orën 14.00 dhe si Ballkani dhe si Drita kërkojnë fitore. Cila skuadër do të pësojë humbjen e parë? 

Ndeshje që pritet me emocione, Munishi kërkon të tregojë fuqinë me Ballkanin si lider, ndërsa Drita si kampione. A do të jetë Mirlind Daku në element si në takimet tjera apo do të amortizohet nga mbrojtja e Dritës.  

Cili trajner e ka formulën më të fortë, gjithçka do të shihet sot! A do të triumfojë temperamenti i Munishit apo qetësia e Nuhiut?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat