Feronikeli me bilanc më pozitiv

Futboll

Feronikeli me bilanc më pozitiv

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 13:45
Feronikeli me bilanc më pozitiv

Me fillim të orës 14:00, dy ish – kampionët e Superligës, Feronikeli dhe Prishtina do të përballen në Drenas në kuadër të elitës së futbollit tonë, shkruan Insporti.

Të dy skuadrat nuk e ka nisur sezonin mirë, duke pasur ndryshime edhe në trajnerë. Klodian Duro zëvendësoi Afrim Tovërlanin te “Nikli”, ndërsa Zekirija Ramadani u vendos në krye të shtabit teknik të Prishtinës në vend të Armend Dallkut.

Megjithatë, në pesë përballjet e fundit klubi nga Drenasi ka një bilanc më pozitiv se sa kryeqytetasit.

Feronikeli ka shënuar tri fitore, një barazim dhe ka vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit.

Prishtina renditet në pozitën e pestë me tetë pikë, ndërsa Feronikeli në të tetën me gjashtë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat