Policia italiane është duke u marrë më nje kërcënim serioz ndaj skuadrës së njohur italiane, Livorno.
Në stadiumin e skuadrës "Armando Picchi" dikush ka vendosur simbole kërcënuese ndaj Livornos.
Tre kryqë dhe një kokë e prerë e derrit janë vendosur në stadium si alarm kërcënues.
Pakënaqësia e tifozëve ka të bëj me transferimin e aksioneve të skuadrës nga familja Spinelli në një grup partnerësh të cilët kanë bërë lëmsh skuadrën duke mos investuar fare.