‘Përbindëshi’ i Superligës së Kosovës, 7 ndeshje 14 gola

Futboll

‘Përbindëshi’ i Superligës së Kosovës, 7 ndeshje 14 gola

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 15:56
‘Përbindëshi’ i Superligës së Kosovës, 7 ndeshje 14 gola

Sulmuesi Mirlind Daku po thyen rekord në 20 vitet e fundit të pasluftës së futbollit të Kosovës.

Ai është shndërruar në një “përbindësh” për skuadrat kundërshtare

Futbollisti i Ballkanit për shtatë ndeshje ka shënuar 14 gola apo mesatarja nga dy gola për sfidë.

Daku është i pandalshëm, këtë e dëshmoi dhe në derbin e sotëm, duke realizuar dy herë për fitoren e Ballkanit me rezultat 2:0 kundër Dritës.

Daku prinë në listën e shënuesve me 14 gola apo ka nëntë më shumë se Oto John i Prishtinës, që zë vendin e dytë.  

Ballkani nga Theranda është lider me 19 pikë, tetë më shumë se Arbëria që renditet në vend të dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat