Prishtina fiton në Drenas, Gjilani zhgënjen, Trepça ’89 me një pikë të madhe 

Futboll

Prishtina fiton në Drenas, Gjilani zhgënjen, Trepça ’89 me një pikë të madhe 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:03
Prishtina fiton në Drenas, Gjilani zhgënjen, Trepça ’89 me një pikë të madhe 

Prishtina importon tre pikë të mëdha nga Drenasi në duel me Feronikelin.

Prishtina fiton me rezultat 2:1 kundër Feronikelit në takimin e javës së shtatë të Superligës së Kosovës.  
Feronikeli ka pasur rastet por kur nuk shënon edhe pëson, ndërsa Prishtina kthehet me pikë të plota.

Në minutën e 31-të, Muça shënon me kokë për 0:1. 

Në minutën e 46-të, Mendurim Hoti barazon rezultatin, 1:1.  Prishtina siguroi fitoren me rezultat 1:2 me golin e Endrit Krasniqit në minutën e 88-të, i cili realizoi nga penalltia. Prishtina renditet në vend të dytë me 11 pikë, kurse “Nikli” është në pozitën e tetë me 6 pikë.

Gjilani si vendas ndahet baras (0:0) me Trepçën ’89. Gjilani zhgënjen, Trepça ’89 importon një pikë të madhe.
 

Superliga e Kosovës
Drenica-Arbëria 0:1
Ballkani-Drita    2:0
Besa-Llapi 2:2
Feronikeli-Prishtina 1:2
Gjilani - Trepça '89 0:0

Tabela
1. Ballkani    7    6    1    0    21:6    19
2. Prishtina    6    3    2    1    10:3    11
3. Arbëria    7    3    2    2    10:8    11
4. Drita    5    3    1    1    6:4    10
5. Gjilani    7    2    4    1    4:5    10
6. Trepça ’89    7    2    2    3    3:5    8
7. Drenica    7    2    2    3    5:12    8
8. Feronikeli    7    1    3    3    10:9    6
9. Besa    7    1    1    5    7:19    4    
10. Llapi    6    0    2    4    3:8    2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat