Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani

Futboll

Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 16:14
Idrizi: Ishim më të mirë se Gjilani

Trepça ’89 barazoi kundër Gjilanit, në stadiumin e këtyre të fundit. Pas ndeshjes në prononcim për media ishte trajneri Shpëtim Idrizi.

Idrizi tregoi se çfarë po i mungon skuadrës, dhe se cili prej futbollistëve të tij premton shumë.

“Fati po na mungon të japim gol, ndoshta se nuk po jemi konkret para golit” – tha ai.

“Në pjesën e dytë ishim më mirë se sa Gjilani dhe dominuam por fati nuk e deshti që të marrim të tre pikët. Vetëm goli po na mungon, me kalimin e kohës Bismarck do jetë një nga sulmuesit më të mirë në Kosovë” – përfundoi trajneri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat