Skuadra e meshkujve në Kosovë drejtohet nga trajnerja femër

Futboll

Skuadra e meshkujve në Kosovë drejtohet nga trajnerja femër

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:46
Skuadra e meshkujve në Kosovë drejtohet nga trajnerja femër

Diçka që nuk është parë në futbollit shqiptar ka ndodhur në ndeshjen e Ligës së Parë në Kosovë.Skuadra e meshkujve në Kosovë drejtohet nga trajnerja femër Skuadra e A&N nga Prizreni ka mposhtur me rezultatin 4:0 Trepçën e Mitrovicës.

E veçanta në këtë ndeshje ishte se skuadra prizrenase është drejtuar nga një trajnerë femër, Blerta Kaçiu.

Kjo e fundit drejtoi skuadrën në ndeshjen e fundit, për shkak se trajneri Genc Tamniku ishte i skualifikuar për këtë ndeshje.

Kjo është diçka e veçantë për futbollin shqiptar, pasi nuk kemi parë ndonjë skuadër shqiptare të meshkujve të drejtohet nga një femër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat