Daku emocionon: Falënderimi i takon Zotit

Futboll

Daku emocionon: Falënderimi i takon Zotit

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:55
Daku emocionon: Falënderimi i takon Zotit

Mirlind Daku është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme me fanellën e Ballkanit këtë edicion.

Në shtatë xhirot e para të edicionit të ri në elitën e futbollit kosovar, "bomberi" gjilanas e ka gjetur rrjetën 14 herë.

Mesatarisht, ish-futbollisti i Llapit ka shënuar dy gola për çdo ndeshje deri më tani për Ballkanin.

Pas ndeshjes, Daku nuk ka hezituar ta bëjë një postim në rrjetin social "Facebook".

Duke publikuar dy fotografi nga ndeshja e sotme, Daku ka shkruar:

"Falemnderimi i takon Allahut qe pas shume veshtiresive po kaloj nje moment te tille!
Vazhdojme +3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat