Conte me “dhimbje koke”

Futboll

Conte me “dhimbje koke”

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 18:14
Conte me “dhimbje koke”

Një tjetër rast pozitiv me Koronavirus trondit Interit vetëm pak orë para ndeshjes së Championsit, kundër Borussia Moenchengladbach. Në njoftimin e fundit të klubit ziklatër, për rastin në fjalë, shkruhet:

“FC Internazionale Milano njofton se Achraf Hakimi u testua pozitiv me COVID-19 pas kontrollit të fundit të kryer nga UEFA (kërkohet nga protokolli i ndeshjes), i kryer në funksion të ndeshjes së sotme kundër Borussia Moenchengladbach.

Anësori i zikaltërve është krejtësisht asimptomatik dhe tani do të ndjekë procedurat e parashikuara nga protokolli shëndetësor”.

Kështu, Conte humbet një pjesë tjetër të rëndësishme, që u shtohet emrave të tillë si Young, Gagliardini, Radu, ende pozitivë pas kontrollit të fundit, dhe Skriniarit, që është në pritje të rezultatit të testit të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat