Bayerni shkatërron Atleticon, Shaqiri me Liverpoolin triumfojnë! Interi baras 

Futboll

Bayerni shkatërron Atleticon, Shaqiri me Liverpoolin triumfojnë! Interi baras 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2020 Në ora: 21:33
Bayern - Atletico

(E plotësuar): Kampioni i Evropës, Bayerni nga Munihu, starton me fitore në hapje të grupit A të Champions League në futboll. 

Bavarezët treguan lojë më të mirë dhe si fryt i kësaj edhe triumfuan me rezultat 4:0 kundër Atletico Madridit.  
Në minutën e 16-të, Niklas Sule gati shënon por topi përplaset drejt shtyllës së djathtë dhe shpëton Atletico Madrid.

Në minutën e 28-të, Kingsley Coman nga afërsia kalon në epërsi vendasit. Në minutën e 41-të, Leon Goretzka nga rreth 12 metra shënon për 2:0.

Në minutën e 66-të, Corentin Tolisso thellon epërsinë në 3:0. Pas 6 minutave (72’),  Kingsley Coman realizon për 4:0.
Xherdan Shaqiri me Liverpoolin shënojnë fitore me rezultat 1:0 në Amsterdam kundër Ajaxit. Xherdan Shaqiri u aktivizua nga minuta e 60-të, duke treguar lojë të mirë për fitoren e Liverpoolit. Në minutën e 35-tën Tagliafico realizoi autogol për fitoren e kampionit anglez.

Manchester City fiton me rezultat 3:1  kundër Portos. Luiz Diaz ka shënuar në minutën e 14-të për Porton dhe Aguero në atë të 21-tën nga penalltia për Cityn. Në pjesën e dytë, City ka bërë lojë të mirë triumfojnë me 3:1. Gondogan në minutën e 65-të dhe Torres në atë të 73-tën realizojnë për fitoren 3:1.

Inter barazon 2:2 me Moshengladbach. Për Interin shënuan Lukaku (51′, 90’) dhe për mysafirët Bensebaini (62′ nga penalltia) dhe Hofman (85′). 

Grupi A
Bayer-Atletico  4:0
Salzburg-Lokomotiva (M) 2:2

Grupi B
Inter-Monchengladbach 2:2
Real-Shakhtar 2:3

Grupi C
Manchester City-Porto 3:1
Olympiacos-Marseille 1:0

Grupi D
Ajax-Liverpool 0:1
Midtjylland-Atalanta 0:4

80' Bayerni po dëshmohet shumë i fortë. Xherdan Shaqiri nga minuta e 60-të luan për Liverpoolin.

Në minutën e 66-të, Corentin Tolisso thellon epërsinë në 3:0. Pas 6 minutave (72’),  Kingsley Coman realizon për 4:0.

66 Corentin Tolisso realizon.
59' Atletico në presion, po has në lojë shumë të mirë të kampionit të Evropës.

 53' Bayerni vazhdon dominimin.

49' Interi kalon në epërsi falë golit të Romelu Lukaku, i cili afërsia pa vështirësi shënoi.

47' Bayerni po tregon lojë shumë të mirë karshi skuadrës së Atleticos.

Image

Fillojnë pjesët e dytë. Përfundojnë pjesët e para.

Manchester City dhe Porto baras (1:1) në 45 minutat e parë. Luiz Diaz ka shënuar në minutën e 14-të për Porton dhe Aguero në atë të 21-tën nga penalltia për Cityn.

Atalanta po tregon lojë shumë të mirë dhe po avancon me 0:3 si mysafirë. Golat i realizuan Zapata (26'), Gomez (36'), Muriel (42').

Grupi A
Bayer-Atletico  4:0
Salzburg-Lokomotiva (M) 2:2

Grupi B
Inter-Monchengladbach 2:2
Real-Shakhtar 2:3

Grupi C
Manchester City-Porto 3:1
Olympiacos-Marseille 1:0

Grupi D
Ajax-Liverpool 0:1
Midtjylland-Atalanta 0:4

Bayerni 2:0. Leon Goretzka me një goditje të fortë shënon për 2:0.

36' Liverpooli po avancon në Amsterdam, duke iu falënderuar autogolit të Nicolas Tagliafico. 

28' Bayerni avancon 1:0 ndaj Atleticos. Kingsley Coman nga afërsia shënon për 1:0.

25' Bayerni më sulmues, kërkon sa më parë të shënojë.

16’ Niklas Sule (Bayern Munih), gati shënon por opi përplaset drejt shtyllës së djathtë dhe shpëton Atletico Madrid.

15' Lojë me ritëm, te dyja skuadrat kërkojnë golin.

Image

5' Lojë e mirë, edhe më  tej 0:0.

1: Bayerni kërkon fitore.

Fillojnë ndeshjet.

Sonte do të zhvillohen disa ndeshje interesante, por që ajo që pritet me padurim është mes Bayern Munihu dhe Atletico Madrid. 

Grupi A
Bayer-Atletico  2:0
Salzburg-Lokomotiva (M) 2:2

Grupi B
Inter-Monchengladbach 0:0
Real-Shakhtar 2:3

Grupi C
Manchester City-Porto 1:1
Olympiacos-Marseille 0:0

Grupi D
Ajax-Liverpool 0:1
Midtjylland-Atalanta 0:3

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat